Si të kuptoni se keni toksina në trup dhe mënyra natyrale për t'i larguar

Si të kuptoni se keni toksina në trup dhe mënyra natyrale për t'i larguar

Toksinat na rrethojnë dhe na kërcënojnë rregullisht çdo ditë. Ato gjenden në ajër, ujin që pijmë dhe ushqimet që hamë dhe na rrezikojnë shëndetin në mënyrë të frikshme.

Toksinat akumulohen në organizëm por kur arrijnë një nivel tepër të lartë, organizmi sëmuret. Këtu do të mësoni për një sërë simptomash që tregojnë që niveli i toksinave në trupin tuaj është tepër i lartë.

Konstipacioni: Substancat ngjyruese, aromatike dhe ruajtëse të ushqimeve që konsumojmë përfundojnë në stomak duke dëmtuar tretjen. Akumulimi i toksinave në organizëm shkakton menjëherë konstipacion.

Mjegullimi i trurit: Nëse ndiheni konfuzë dhe të pazotë për t’u përqendruar në punë, fajësoni toksinat. Ato i përthajnë vitaminat dhe mineralet e nevojshme nga organizmi dhe shkaktojnë probleme me vëmendjen apo mjegullim të trurit.

Aroma e keqe e trupitToksinat ndikojnë edhe tek aroma e trupit apo gojës. Kur treten, ato prodhojnë gazra dhe aroma që avullojnë nëpërmjet poreve të lëkurës dhe shkaktojnë erën e keqe.

Dhimbje muskulare: Dhimbjet e pajustifikuara muskulare i atribuohen toksinave. Këto dhimbje janë tregues të drejtpërdrejtë të një inflamacioni në organizëm.

Njolla në lëkurë: Shampot, sapunët, kremërat që përdorim përmbajnë shumë substanca të dëmshme për organizmin dhe lëkurën. Ekspozimi i lartë ndaj këtyre substancave toksike shkakton akne, njolla në lëkurë dhe ekzemë.

Gjumi: Akumulimi i toksinave në trup është drobitës dhe prish gjumin. Sa më i lartë niveli i toksinave në trup, aq më të vështirë do ta keni për të fjetur. Pagjumësia më pas shkakton një sërë problemesh shëndetësore.

Shtimi në peshë: Njerëzit në organizmin e të cilëve janë akumuluar sasi të mëdha toksinash, shtojnë më shumë në peshë. Kjo ndodh sepse toksinat ndikojnë në punën e hormoneve, përfshirë këtu ato që janë përgjegjëse për djegien e kilogramëve të tepërt.

Rënia e flokëve: Është ndikim i drejtpërdrejtë i toksinave që gjenden tek tymi i duhanit dhe jo vetëm. Këto toksina janë të tmerrshme për flokun.

Si të detoksikoheni sa më parë

Ekspertët thonë se detoksikimi është një proces i rëndësishëm por jo i vështirë. Sipas tyre, njeriu duhet të pijë sa më shumë ujë, çaj të lulerradhiqes, majdanozit apo gjembgomarit. Ata këshillojnë konsumin e probiotikëve dhe praktikimin e jogës, një aktivitet fizik që përmirëson qarkullimin e gjakut dhe largon toksinat. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy