Drafti për Kosovën, Milo: Rama u konsultua me Brukselin dhe Uashingtonin. Kurti kundër asociacionit

Drafti për Kosovën, Milo: Rama u konsultua me Brukselin dhe Uashingtonin. Kurti kundër asociacionit

Ish-ministri i Jashtëm Paskal Milo, për draft-propozimin e Kryeministrit Edi Rama për asociacionin, pa prezantuar përmbajtjen dhe emra ekspertësh, tha se është në qendër të debateve dhe komenteve jo vetëm në Tiranë, Prishtinë por dhe më gjerë. Nga studio e lajmeve të MCN Tv, Milo tha se komentet rreth këtij dokumenti tregojnë se sa delikate është situata në marrëdhëniet mes Serbisë dhe Kosovës, por edhe si rezultat i një qëndrimi të Albin Kurti në raport me krijimin e një asociacioni. Sipas tij, nuk ka ndonjë çudi pse Shqipëria interesohet për marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë, pasi tha se është interesuar që në kohën e luftës që mbështeste UÇK-në por dhe më vonë, është një e drejtë natyrore e Tiranës të interesohet për Kosovën, për fatin e shqiptarëve athje dhe për zgjidhjen sa më mirë të mosmarrëveshjeve atje. Milo tha se diçka të tillë e legjitimon dhe Kushtetuta e Shqipërisë, ku thuhet se Shqipëria e ka detyrim kombëtar kujdesin për Kosovën, për integritetin dhe sovranitetin e saj, ndaj çdo qeveri shqiptare, natyrshëm duhet të interesohet që Kosova të kapërcejë situatat e vështira në të cilat ndodhet. Ai shtoi se e ka analizuar mungesën e konsultimit dhe reagimi im personal, është e vërtetë që normalisht dhe në Prishtine aktorë të ndryshëm politikë kanë nënvizuar se nuk janë kundër propozimit, përmbajtjen e të cilit nuk e dimë, por kanë bërë vërejtje se Edi Rama duhet të konsultohej ose të informonte paraprakisht Kryeministrin e Kosovës, Presidenten dhe kryetaren e Parlamentit të Kosovës dhe se është gjëja më normale që mund të bëhej në kushte normale. “Nuk është bërë! Pse nuk u bë? Mendoj se nuk u bë se e para zoti Kurti ka qenë apriori kundër ngritjes së asociacionit. Edhe tani ai ka patur mjaft vërejtje ndaj propozimeve të ndryshme që i janë bërë, qoftë dhe grupit menaxhues që hartoi projektin dhe ka shprehur idenë se nuk është dakord për një status që ka trajtimi i serbëve në Kroaci. Mendoj se zoti Rama ka qenë në konsultim të drejtpërdrejtë me aktorët kryesorë ndërkombëtarë SHBA dhe përfaqësuesit më të lartë europianë, jo vetëm të Francës dhe Gjermanisë, por edhe Brukselit për të dhënë mesazhet. Rama pranon që ka dhënë një kontribut, por propozimi është hartuar nga ekspertët e nivelit më të mirë dhe më të lartë europianë dhe amerikanë. Kjo tregon se e ka konsultuar me autoritetet e Brukselit dhe Uashingtonit. Mendoj se konsultimi përfundimtar është bërë para 3-4 ditësh në Moldavi dhe përderisa Kurti nuk lëshoi nga qëndrimet, është gjykuar që në momentet kur Kurti refuzon, të përdoret një propozim në emër të Kryeministrit të Shqipërisë për t’i dhënë nxitje procesit apo për të lënë hapur derën e bisedimeve. Pasi negociatat nuk mund të priten me sëpatën e dardharit. Rëndësi ka që të mos ngecë procesi i negocimit dhe unë besoj se procesi nuk do të ngesë.” Milo deklaroi se Albin Kurti vazhdon t’i qëndrojë besnik qëndrimeve të tij konseguente kundër asociacionit, duke kujtuar se ai ka qenë verbërisht kundër që vite më parë, ku doli si ide në 2015 dhe ka vazhduar të jetë kundër. Por shtoi se qenia si Kryeministër e ka detyruar taktikisht që t’i zbusë qëndrimet e tij se ka tjetër peshë, por ende ai gjithmonë ka shfaqur rezerva dhe që patjetër këtu prek dhe nervin nacionalist të një pjese shumë të madhe të shqiptarëve të Kosovës të cilët nuk duan asnjë lëshim apo kompromis me Serbinë. “Këta janë votuesit e tij dhe nuk janë pak. Ai ka një marrëveshje të nënkuptuar me këtë elektorat të madh që e mbështet me këto qëndrime nacionaliste në adresë të Serbisë. Milo tha se Edi Rama në bashkëpunim me ndërkombëtarët nuk e ka bërë propozimin paraprak, për të mos e dënuar pa lindur mirë akoma dhe e ka lënë në kancelaritë për të patur një mendim politik konkret. “Ne nuk e dimë ende se cila është përmbajtja e projektit. Se ajo duhet të përtypet dhe diskutohet nga qeveritë e Francës, Gjermanisë, Brukseli dhe Uashingtoni, në mënyrë që të arrihet me një qëndrim të përbashkët. Të gjitha palët përgatiten se pasi është diskutuar në Kongres dhe do marrë një mendim të Kongresit, Shtëpia e Bardhë do dalë me një qëndrim që do mbajë ndaj Kosovës. Këtë punë do bëjë dhe Franca, Gjermania dhe Brukseli në tërësi. Shqipëria merr përsipër të luajë një rol, duke mos ndenjur mënjanë përballë një situate që është delikate. Asociacioni do bëhet por se si do bëhet dhe realizohet kjo është pjesë e negociatave."
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy