
Për herë të parë dy kandidatët për kreun e FSHF-së Bashkim Fino dhe Armando Duka kanë shpalosur platformat e tyre për drejtimin e institucionit më të lartë të futbollit në vend për 4 vitet e ardhshmen.
Fino, ka refuzuar idenë se ai ka ardhur falë lobingut të Partizanit dhe miqësive që ka me drejtuesit e këtij klubi.
“E keni gabim, nuk më ka sjellë këtu Olsi Rama dhe presidenti i Partizanit. Të ishte ashtu, minimalisht duhej të më kishin propozuar. Mua më kanë propozuar shumë miq, vij nga një grupim më i gjerë i shumë klubeve dhe në mënyrë juridike, formale, jam propozuar nga dy klube të rëndësishme si Lushnja dhe Flamurtari. Formalisht nuk më ka propozuar Partizani, nuk mund të them se vij si lobing prej tij. Nëse fitoj, në presidencën time nuk do të ketë asnjë ekip të favorizuar nga lobimet. Nisa këtë rrugë se futbolli shqiptar kishte nevojë për një alternativë të re, dhe pas një konsumimi 16 vjeçar të presidentit aktual. Futbolli është mision publik, ka nevojë për një meanxhim më të pastër. Ka nevojë për një ndryshim drastik të federatës së futbollit”, tha Fino në emisionin “Të Paekspozuarit” ne nje debat ku i pranishem eshte dhe presidenti aktual i FSHF-se Armand Duka.
Ndërsa kreu aktual i FSHF Armand Duka deklaroi se e pranoj që kam mik Agim Zeqon dhe Ardjan Takajn dhe jam krenar për këtë gjë. Ish-ministrin Ridvan Bode e njoh, por gjithsej kam pirë vetëm dy herë kafe.
"Jam krenar për sukseset e çdo klubi shqiptar, ashtu sikurse jam krenar për arritjen e futbollit shqiptar. Unë kam ardhur në futboll jo nga politika, por nga Vllaznia kur kandidova për herë të parë”, tha Armand Duka.
Kreu i FSHF theksoi se sa më shumë kandidatë të ketë, aq më pozitive është për të ndihmuar një institucion. "Unë nuk e konsideroj Finon si rival, por një kandidat që jemi në një garë. Kam vendosur të kandidoj për herë të 5-të për kreun e FSHF për të vijuar sukseset e futbollit shqiptar. Kemi bërë shumë gjëra të mira gjatë këtyre viteve, po ashtu siç kemi bërë edhe gabime", tha Duka.
Numri 1 i FSHF renditi edhe sukseset që ka pasur gjatë kohës së tij në drejtimin e federatës së futbolit si në infrastrukturë, dyfishim të numrit të futbollistëve, arritëm përfaqësimin në Europian dhe shumë suksese të tjera. Mendoj se kam ende energji për të vijuar punën në këtë pozicion. Tri arsyet se përse duhet të vijoj punën si president të FSHF-së janë:
1-Eksperienca në kreun e FSHF-së.
2-Niveli i kualifikimeve menaxheriale.
3-Marrëdhëniet me komunitetin e futbollit”.



