Tragjedia me emigrantët në Itali, dyshohen 100 të vdekur

Tragjedia me emigrantët në Itali, dyshohen 100 të vdekur

Një mbytje tragjike e shënuar në Crotone të Italisë, dyshohet të ketë shkaktuar 100 të vdekur në Kalabri, në bregun e “Steccato” të Cruto.

Nuk dihet ende numri i saktë i personave që ndodheshin në bordin e anijes me vela, e cila ishte larguar nga Turqia katër ditë më parë. Ndërkohë që deri më tani janë rikuperuar rreth 59 kufoma në brigjet italiane.

46 viktima u gjetën në vend, tre të tjerë në plazhin e Botricello, në zonën Catanzaro.

Tetë të tjera në “Le Castella” të Isola Capo Rizzuto dhe një në Crotone.

Sipas disa të mbijetuarve personat në anije ishin rreth 180, ndërsa të tjerë flasin për të paktën 250.

Aktualisht rreth 80 persona të gjallë janë rikuperuar. Nga 80 të mbijetuarit, prej tyre 21 janë dërguar në spital dhe njëri ndodhet në gjendje të rëndë.

Mes viktimave ka edhe dy binjakë disa vjeç dhe një foshnjë pak muajshe, më pak se një vjeç.

Trupat e binjakëve u nxorën nga deti, ndërsa foshnja u gjet në plazh. Sipas disa vlerësimeve, rreth njëzet fëmijë të moshave të ndryshme kanë humbur jetën nga mbytja e anijes.

Kërkimet në det vazhduan gjatë gjithë natës për të zhdukurit nga fundosja e varkës së emigrantëve që ndodhi pasditen e djeshme.

Tre skafistë të dyshuar, mes të mbijetuarve, janë arrestuar nga policia për trafik klandestinësh.

Emigrantët vinin nga Iraku, Irani, Afganistani dhe Siria. Ishte një nga udhëtimet e shumta të shpresës që ndjek rrugën turke, më e frekuentuara nga emigrantët nga vendet e asaj zone.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy