
Fatou, një gorillë që besohet të jetë ekzemplari më i vjetër i specieve të saj në botë, sapo ka festuar ditëlindjen e saj të 65-të në kopshtin zoologjik të Berlinit. Kopshti Zoologjik i bëri një dedikim të veçantë kësaj gorille në Instagram.
Zonja jonë, Gorilla sot feston ditëlindjen e saj të 65-të, duke e bërë atë gorillën më të vjetër në botë.
Edhe këtë vit nuk mund të mungonte torta tradicionale e ditëlindjes. Ushqimi i ditëlindjes është gjithmonë diçka shumë e veçantë për Fatoun.
Fotot në postim tregonin primatin e madh duke shijuar një tortë të zbukuruar me manaferra dhe fruta me simbolin gjithmonë të pranishëm "65".



