
Duka i Edinburgut është përfshirë në një aksident me makinë, teksa hynte në rezidencën mbretërore të Sandringham, në Britaninë e Madhe, tha Buckingham Palace.
Princi Philip, 97 vjeç, nuk u plagos në aksident, gjatë drejtimit të një Range Rover që po dilte nga një rrugë me pemë në A149 pak para orës 15:00 GMT.
Buckingham Palace tha se përplasja ndodhi me një makinë tjetër dhe dy persona morën ndihmën e shpejt për lëndime të lehta.
Sipas dëshmitarëve okularë, makina me të cilën duka po lëvizte u përmbys.
Dëshmitarët gjithashtu thanë se ndihmuan princin të dilte jashtë automjetit dhe në atë moment ai ishte i vetëdijshëm por “shumë, shumë i tronditur”.
Mbretëresha dhe Princi Philip kanë qëndruar në pronën e tyre në Norfolk që nga Krishtlindjet.
Kryepeshkopi, Xhon Sentamu, bëri një lutje në mbështetje të Dukës.
Një deklaratë e Buckingham Palace tha se: "Duka i Edinburgut ishte përfshirë në një aksident rrugor me një automjet tjetër këtë pasdite. Duka nuk u plagos. Aksidenti ndodhi në afërsi të pronës së Sandringham. Policia erdhi menjëherë në vendin e ngjarjes".
Filipi, i cili u tërhoq nga jeta publike në gusht 2017, ka qëndruar me Mbretëreshën në Sandringham që nga Krishtlindjet.
Princi Philip u pa nga një mjek si një masë parandaluese që konfirmoi se nuk u plagos.
Policia e Norfolkut tha se oficerët u thirrën në Sandringham pak para orës 3 pasdite "pas raporteve të një përplasjeje që përfshin dy makina". Një zëdhënës i policisë tha se policia dhe ekuipazhet e ambulancës morën pjesë dhe dy persona në një prej automjeteve pësuan lëndime të lehta.



