Martin Shkreli shkon në ceremoninë e emërimit të Trump-it, por ka një problem

Martin Shkreli shkon në ceremoninë e emërimit të Trump-it, por ka një problem

Është cilësuar si shqiptari më i urryer në internet, por pavarësisht kësaj, ai ka një biletë për të qenë pjesë e ceremonisë së emërimit të Donald Trump në postin e presidentit.  Martin Shkreli u bë i famshëm vitin e kaluar, pasi rriti çmimin e një ilaçi që përdorej nga të sëmurët me AIDS nga 13.50 dollarë në 750 dollarë.

Ajo që e shqetëson Shkrelin është fakti që nuk ka një shoqëruese. Ai i ka kërkuar gazetares Lauren Duca të bëhet shoqëruesja e tij në këtë event. Por përgjigjja e saj ka qenë e prerë dhe negative. Madje, ajo e ka publikuar bisedën në rrjetet sociale.

“Më parë do të haja organet e mia”, i përgjigjet ajo ftesës.

“Epo ndoshta duhet të fillosh me zemrën. E ke kaq të ftohtë”, është përgjigjja e Shkrelit, i cili ka vijuar me ftesat drejtuar disa bukurosheve të tjera me emër, por pa mundur të marrë përgjigje pozitive.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy