Përfaqësuesit e FBI-së vizitë në Shqipëri, takojnë Çakon

Përfaqësuesit e FBI-së vizitë në Shqipëri, takojnë Çakon

Drejtori i Policisë së Shtetit Haki Çako priti sot në një takim përfaqësuesit e FBI-së, përgjegjës për marrëdhëniet me Shqipërinë.

Sipas zyrës së Shtypit të Policisë, Çako priti Atasheun Ligjor të FBI-së Jack Liao së bashku me Zv/atasheun  Michelle Miller dhe Agjentin Special të Krimeve Kibernetike Dustin Overby.

Përfaqësuesit e FBI-së janë oficerë rajonalë të kontaktit,  me seli në Sofie –  Bullgari dhe bëjnë vizita të rregullta koordinuese për të diskutuar çështje me interes të ndërsjelltë të zbatimit të ligjit.

Duke shprehur konsideratën e lartë, Zyra Ligjore e FBI-së, kërkoi që takimin dhe prezantimin e parë ta bëjë me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Haki Çako.

Atasheu i FBI-së vlerësoi bashkëpunimin e deritanishëm të Policisë së Shtetit me FBI-në, luftën që po bën Policia e Shtetit kundër Krimit të Organizuar dhe Terrorizmit.

Çako falenderoi Atasheun e FBI-së për mbështetjen dhe besimin,  si dhe theksoi angazhimin maksimal të Policisë së Shtetit me autoritetet e zbatimit të ligjit të SHBA – së  për të shkëmbyer informacion në kohë reale mes dy institucioneve për të luftuar Krimin e Organizuar dhe Terrorizmin.

Çako dhe Liao theksuan domosdoshmërinë e forcimit  akoma më shumë të bashkëpunimit mes FBI-së  dhe Policisë së Shtetit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy