
Gjergj Buxhuku, administrator i Konfindustrisë deklaroi në studion e emisionit “MCN Economy” se Shqipëria ka probleme me prodhimin e brendshëm dhe se është e trishtueshme që ekonomia jonë varet nga flukset dhe të ardhurat që vijnë nga jashtë.
Duke vijuar më tej me shpjegimin e tij, Buxhuku tha se forcimi i lekut e bën një eksportues më të dobët dhe se shumë sektorë në vendin tonë janë të shqetësuar nga ky zhbalancim i euros.
Nuk është hera e parë që luhatet euro dhe valutat në përgjithësi. Në shikim të parë është që Shqipëria ka probleme me prodhimin e brendshëm. E dyta është fakti i trishtueshëm që gjithnjë e më shumë ekonomia varet nga flukset e ardhurat nga jashtë brenda. Nga valuat e ardhura nga jashtë brenda. Një pjesë e të ardhura janë produkt i emigracionit, por edhe e aktiviteteve gri e të zeza. Dhe në tregjet ndërkombëtare euro është karakterizuar nga një luhatje e cila vjen nga një pasojë e krizës globale, por që është ndjerë më shumë në territoret e BE. Se çfarë ndodh me tregjet ndërkombëtare ne s’kemi mundësi për të qenë të ndikueshëm, janë punë të tregjeve të mëdha. Ne kemi problematikat tona, që në radhë të parë lidhet me qëndrueshmërinë e prodhimit vendor që e kemi të ulët, tek tregjet jo stabile dhe prurjet e parave të sjella në mënyrë jo formale.
Në çdo vend edhe në Shqipëri, këtu ndodh efekti i kursit valutor. Një forcim i euros do të thotë që eksportet shqiptare të humbin fuqinë e tyre konkurruese. Forcimi i lekut e bën një eksportues më të dobët. Pasi nëse kostot i ka në lekë dhe fitimin e merr ne euro i ulet marzhi i fitimit. E dyta mund të quhet si një nxitëse e investimeve nga jashtë brenda, në parim. Problemi është që në radhë të parë duhet të kuptojmë që ekonomia shqiptare eskporton produkte me vlerë të shtuar të ulët. Janë shumë sektorë që nga ky zhbalancim i euros vihen në rrezik. P.sh. sektori fason, ata shqetësohen pasi i kanë kostot në lekë këtu dhe shesin në euro. Po ashtu dhe lëndët tona të para. Kemi lëndë të para që nuk kanë ndonjë vlerë të shtuar. Eksportet tona realisht goditen. Nëse kjo gjendje vazhdon pasojat janë. Kemi luhatje të konkurrencës. Në këto kushte të e vështirë të merren masa, kemi problem të sistemit ekonomik. Kemi sistem që ka nevojë për ndryshime të thella, nuk mund të bëhen me subvencione indirekte nga Banka e Shqipërisë. Kjo nuk ndodhi një herë tregon dukur të vazhdueshme. Fluksi i parave informale. Leku paraqitet më i fortë nga sa e mbështet ekonomia. Flukset informale. Jemi në një trekëndësh që me masa të lehta nuk besoj se mund të ketë zgjidhje. Ky është kurthi i madh.
Më tej Buxhuku tha se forcimi i lëkut karshi euros dhe e kundërta reflektohet tek çmimet për qytetarët vetëm në kushtet kur konkurrenca është reale, por në vendin ndodh kjo dukuri ndodh pasi struktura jonë ekonomike punon në kushte oligopoli.
Forcimi i lekut dhe euros ndikojnë në çmime kur ekonomia është në gjendje perfeksioni sa i përket konkurrencës, ku ka garë reale që e përçojnë menjëherë. Struktura jonë është që sidomos në tregjet të strategjike, por dhe në grupet e mëdha punojnë në kushte oligopoli kështu që mungon transporti, përcjellja e ndryshimit të lëkut me euros dhe e kundërta në çmimet fundore për qytetarët. Përsëri kthehemi tek struktura ekonomike. Që nuk ndryshon dot lehtë. Shoh tentativë për t'u centralizuar edhe më shumë. E treta, n.q.s. leku i fortë nuk vjen nga burime të brendshme reale, zhvilluese për shkak të strukturës dhe bazohet tek burimet informale mund të ndodhemi dhe në situatën tjetër. Imagjino sikur këto flukse që prodhohen nga jashtë të ndalohen apo te frenohen ne mund të kalojmë në raportin tjetër, dobësim dramatik të lekut dhe probleme të rënda.
Një euro e fortë është lehtësim për shlyerjen e borxhit publik, më pak lekë vlen më shumë euro.
Në afatshkurtër luhatjet e valutave, ose forcimi i euros, ose dobësimi i euros ndikojnë tek konsumatori finali dhe më në afatgjatë ndikojnë tek sektorët e bizneseve. Goditjen e parë e merr konsumatori final. Në rastin e një ekonomia si e jona, forcimi i euros është një farë lehtësimi



