Zemërim pas ndryshimeve të bëra në librat për fëmijë të Roald Dahlit

Zemërim pas ndryshimeve të bëra në librat për fëmijë të Roald Dahlit

Lajmi se janë bërë ndryshime në veprat e shkrimtarit për fëmijë, Roald Dahl, është pritur me zemërim nga shumë shkrimtarë si Salman Rushdie i cili e ka cilësuar si “censurë absurde”.

Dahli është autor i personazheve si Matilda, BFG, Fantastiku Zotëri Dhelpër, Willy Wonka dhe the Twits, dhe librat e tij janë shitur në mbi 300 milionë kopje dhe janë përkthyer në 63 gjuhë tjera.

Mirëpo, Dahli është cilësuar kontradiktor dhe prona e tij më 2020 kishte kërkuar falje për komentet e tij antisemitike gjatë jetës së tij.

Një grup kuti me klasike të Roald Dahl duke përfshirë "Charlie and the Chocolate Factory".

Ndërkaq tani, edicionet e publikuara nga Puffin janë “redaktuar” nga organizata Mendjet Përfshirëse, organizatë që mëton të jetë një kolektiv që mbledh të gjithë ata që janë pro diversitetit, gjithëpërfshirjes, barazisë dhe qasshmërisë në letërsinë për fëmijë.

Ndërkaq, një raport nga The Daily Telegraph, ka gjetur qindra ndryshime në librat e Dahlit që kishin të bëjnë me gjininë, racën, shëndetin mendor dhe dhunën.

Për shembull, fjalë si “i shëmtuar” dhe “i trashë” janë hequr. Kundër kësaj ka reaguar autori Salman Rushdie, i cili e ka quajtur censurë absurde.

“Roald Dahli nuk ishte engjëll, mirëpo kjo është censurë absurde. Puffin Booksit dhe pronës së Dahlit duhet t’u vijë turp”, ka shkruar Rushdie në Twitter.

Madje, edhe kryeministri britanik Rishi Sunak, është shprehur kundër këtyre ndërhyrjeve.

Sipas tij, nuk duhet luajtur me fjalët kësisoj, dhe është “e rëndësishme që veprat e letërsisë dhe fiksionit të ruhen dhe të mos ndryshohen”, pasi ata gjithmonë e kanë mbrojtur “të drejtën për shprehje të lirë dhe për liri të fjalës”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy