Sëmundja e princeshës Kate/ Kiri: Nuk iu dha privatësi në asnjë moment. 98% e mediave po mundohen t’i japin kohë (VIDEO)

Sëmundja e princeshës Kate/ Kiri: Nuk iu dha privatësi në asnjë moment. 98% e mediave po mundohen t’i japin kohë (VIDEO)

Gazetari Martin Kiri tha se teoritë konspirative dhe spekulimet janë arsyet pse princesha Kate u detyrua të bënë publike sëmundjen e saj.

Kiri shtoi se princeshës nuk iu dha privatësia në asnjë moment duke shtuar se ka munguar elementi njerëzor në respektimin e gjendjes së saj shëndetësore, pavarësisht se ajo respektohet nga populli britanik.

Spekulimet kanë dominuar që nga janari i shkuar deri në kohën kur u bë me dije gjendja aktuale e princeshës.

Ka pasur trend në rritje të teorive konspirative që pas operacionit që ajo ka pasur, operacion që pallati tha se është realizuar me sukses. Kate nuk u pa në publik dhe kjo bërë të ngriheshin teoritë konspirative.

Ana njerëzore ka munguar, kjo gjë bëri që Kate të dilte dhe të bënte me dije sëmundjen. Përveç teorive konspirative ka dalë dhe fotoja e montuar dhe më pas një video që u bë virale dhe u mendua se ishte një sozi e princeshës. Privatësia nuk iu dha deri në momentin e fundit, deri kur bëri publike faktin që kishte kancer.

Opinioni ka admirim për Kate se nuk ka qenë në qendër të mediave për skandale apo gjëra negative. Princesha është shfaqur për angazhimet e saj që i ka mbuluar mirë. Në media ka një admirim për të dhe nuk ka asnjë gjë negative.

Nuk ka munguar admirimi, por elementi njerëzor. Duke qenë se është princeshë duhet të marrim parasysh dhe pasojat, presioni nga publiku dhe media pavarësisht se e kanë mbështetur.

98% e mediave po mundohen t’i japin kohën e duhur. Por një pjesë tjetër mundohet të nxjerrë detaje edhe për gjendjen e princeshës, çfarë kanceri ka.

Nuk mungon tentativa për të hyrë në privatësinë e saj.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy