
Nëse keni dhimbje koke dhe po kërkoni lehtësim të menjëhershëm nga dhimbja e zakonshme e saj, kini parasysh se një qetësues i thjeshtë dhimbjesh si aspirina, paracetamoli ose ilaçet anti-inflamatore jo-steroide do t’ju lehtësojnë. Megjithatë, përpara se të përdorni ilaçe kundër dhimbjeve, është mirë të provoni alternativat e mëposhtme pa përfunduar te ilaçet:
-Masazhoni pak qafën.
-Shmangni stimujt që mund të përkeqësojnë gjendjen tuaj, si zhurma, era, drita e fortë dhe alkooli.
-Pini shumë ujë i cili mund të zvogëlojë intensitetin e dhimbjes së kokës.
-Vendosni një kompresë të ftohtë në ballë për dhjetë minuta. Një dush i ngrohtë mund të ndihmojë gjithashtu, ndaj eksperimentoni me atë që funksionon më mirë për ju.
-Përpiquni të relaksoheni, merrni disa herë frymë thellë dhe dilni në ajër të pastër.
- Provoni një pije qetësuese. Hulumtimet kanë treguar se çaji i xhenxhefilit, kamomilit ose livandës mund të sigurojë lehtësim.
- Nuhatni një vaj esencial. Aroma e livandës konsiderohet qetësuese.
Ndërkohë nëse ushtroheni rregullisht me një ritëm të butë, do të vini re se dhimbjet e kokës janë më pak të shpeshta dhe më të lehta. Por shmangni ushtrimet e shpejta dhe intensive, pasi ato janë një faktor që nxisin një atak migrene.
Konsumimi i shtuar i kafesë mund të përkeqësojë gjithashtu një dhimbje të thjeshtë koke. Megjithatë, shumë të sëmurë nga migrena përfitojnë nga kafeina dhe kjo është arsyeja pse disa qetësues dhimbjesh kombinohen me kafeinë.



