
Lajla Përnaska, kandidate e PDIU për kryetare të bashkisë Tiranë deklaroi në studion e emisionit “Të Paekspozuarit” se vendimi për të garuar në siglën e këtij subjekti politik erdhi pasi sistemi për të mbledhur votat si kandidate e pavarur është stërholluar për ta mbajtur garën të mbyllur.
Duke vijuar më tej apo tha Përnaska tha se po parashtron investimin e saj në vite që ka bërë për të djathtën dhe Tiranën.
Ka kohë që e kam bërë një analizë paraprakë. Në bazë të sistemit zgjedhor gara për bashkinë është e vetmja që të lejon hapësirë për t’u përshirë, sistemi për garën parlamentare është e mbyllur. Pashë hapësirat e mundshme për t’u përfshirë në garë. Opsioni për të mbledhur firmat si kandidate e pavarur është e stërholluar për të mbajtur garën e mbyllur. Pashë mundësinë e mbështetjes dhe gjeta dakordësinë e lidershipit të PDIU-së për të bërë regjistrimin zyrtar, gara ime tejkalon këtë moment bashkëpunimi dhe mbështetje ligjore, pasi është gara individuale që unë vendos hipotekën time të një rrugëtimi të gjatë dhe që lidhet me Tiranën, qoftë si profesionistë, politikane.
Pse nuk më prish punë mua Këlliçi? Unë po parashtroj investimin tim në vite në të djathtën dhe Tiranën. Unë jam përfshirë në gara fituese.
Unë kam zero lidhje me asnjë lloj afere pushtei. Ky është profili që kërkon pozicioni i kryebashkiakut të Tiranës, duhet të jetë individ me përgjegjshmëri të lartë, me karakter të fortë, me integritet moral dhe që ta dojë qytetin.
Qeverisja lokale në Tiranë ka nevojë për ndryshim dhe për kontribute të profilit të individëve si ky që unë po parashtroj.



