Taksa dhe AIRBNB-ve/ Pipiria: Rreziku i një "mbytjeje me taksim". Kola: Kostot e larta largojnë investitorët. Shkëmbi: Zgjidhja vjen nga taksimi i "shtëpive bosh"

Taksa dhe AIRBNB-ve/ Pipiria: Rreziku i një "mbytjeje me taksim". Kola: Kostot e larta largojnë investitorët. Shkëmbi: Zgjidhja vjen nga taksimi i "shtëpive bosh"

Vendimi i qeverisë për të aplikuar rregulla të rrepta dhe taksa specifike ndaj platformave Airbnb dhe Booking po pritet me shqetësim të madh nga ekspertët dhe sipërmarrësit e pasurive të paluajtshme në Shqipëri. 

 

Në studion e "MCN Economy", panelistët Anisa Kola, sipërmarrëse, Armand Shkëmbi, ekspert imobiliar dhe Reinaldo Pipiria, drejtor Ekzekutiv i NAREA, ndanë mendimet e tyre mbi rrezikun e madh të dështimit të kësaj nisme përmes efekteve "bumerang".

 

Drejtor Ekzekutiv i NAREA, Reinaldo Pipiria, u shpreh mjaft kritik duke deklaruar se rritja e barrës fiskale nuk do ta ndihmojë procesin, por përkundrazi, do të çojë në një informalitet të plotë të këtij sektori. 

 

Rritja e barrës fiskale nuk do të ndihmojë, por do të vijojë të mbajë një informalitet të plotë ose në nivele jo të duhura.

Ai sjell si shembull dështimin e rritjes së taksës së shitblerjes së pronave nga 3% në 15% (gjatë viteve 2024-2025), e cila bllokoi tregun. Vetëm në vitin 2026, pas kalimit të asaj faze, shteti arriti të arkëtonte shifra të larta.

Rritja e taksës së akomodimit nga 6% në 10% është një kërcim shumë i madh jo vetëm për Airbnb-të, por edhe për hotelet e organizuara.

Kështu që merak-u është që do të vazhdojë të kemi një informalitet të plotë, në mos të plotë po jo në nivelet e duhura, dhe rritja e barrës fiskale nuk do ta ndihmojë. 

Një mbytje me taksim e dekurajon tregun. 

 

 

Nga ana tjetër, sipërmarrësja Anisa Kola theksoi se kjo rritje prej 4% ka një peshë jashtëzakonisht të madhe kur llogaritet në terkesi vjetore. 

 

Shtesa prej 4% (nga 6% në 10%) mund të duket pak për një natë, por nëse mblidhet për tërë vitin është një shumë jashtëzakonisht e madhe.

Fitimi real është më i ulët, një pronar nuk merr 100% të fitimit; pas pagesave të platformave (Airbnb/Booking), agjencive dhe taksave aktuale, pronarit i mbetet vetëm 40% deri në 60% e vlerës.

Shqipëria ka shumë investitorë nga diaspora dhe të huaj që deklarojnë fitimet këtu për shkak të marrëveshjeve të njohjes së taksave. Rritja e taksave zbeh këtë oportunitet afatgjatë.

 

 

 

Ndërkaq, eksperti Armand Shkëmbi propozoi që qeveria duhet të taksojë apartamentet bosh për të detyruar pronarët të ulin çmimet kokëforta të qirave mujore, çka do të ndihmonte dhe vetë biznesin e qirave ditore.

 

Një pjesë e madhe e 10,000 deri 15,000 pronave me qira ditore në Tiranë merren fillimisht me qira mujore nga sipërmarrësit për t'u lëshuar më pas në Airbnb.

Pronarët e thjeshtë kërkojnë çmime jashtë tregut (p.sh. 65,000 lekë në Astir për 2+1) sepse nuk penalizohen.

Çfarë do ta rregullonte tregun është taksimi i apartamenteve bosh (Tirana ka rreth 80,000-100,000 të tilla). Nëse taksohen shtëpitë bosh, pronarët do detyrohen t'i lëshojnë ato me qira më të lira, aq sa e pranon tregu.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy