
Ish-i dërguari i posaçëm i SHBA-ve për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka uruar presidentin serb Aleksandër Vuçiç për fitoren në zgjedhje. Grenell shkroi në Twitter se Beogradi dhe Uashingtoni kanë një miqësi të fortë dhe kanë punë për të bërë së bashku.
“Urime Aleksandër Vuçiçit për fitoren në zgjedhjet në Serbi. Ne kemi një miqësi të fortë dhe shumë punë për të bërë së bashku”, shkroi ai.
Grenell në shumë raste është kritikuar nga partitë politike në Kosovë se po ia mban anën serbëve dhe politikës serbe në raport me Kosovën.



