Moti i keq në vend, Gjoni: Në ditët në vijim pritet ulje e temperaturave (VIDEO)

Moti i keq në vend, Gjoni: Në ditët në vijim pritet ulje e temperaturave (VIDEO)

Moti i keq me reshje shiu dhe dëbore ka përfshirë vendin mëngjesin e kësaj të shtune, duke shkaktuar problematika në akse të ndryshme.

Meteorologia, Anira Gjoni bëri me dije për MCN përmes një lidhje “Skype” se reshjet me intensitet të lartë do të vazhdojnë dhe pasditen e kësaj të shtune kryesisht në qarqet e veriut dhe Shqipërisë së mesme.

Ky mot i keq që ka përfshirë vendin pritet të zgjasë 2-3 ditë, ndërsa e hëna pritet të shoqërohet me ulje të temperaturave.

Sipas Gjonit problematika do të ketë në zonat urbane në qarqet Tiranë, Elbasan, Fier, Berat, Korçë, Vlorë dhe Gjirokastër, për shkak të përmbytjeve.

Më tej Gjoni bëri me dije se ndërsa dhjetori dhe janari kanë qenë muaj kryesisht të ngrohtë, shkurti dhe marsi pritet të ketë temperatura edhe më të larta.

“Presim që përgjatë pasdites së sotmes reshjet me intensitet të vazhdojnë kryesisht në qarqet e në veriut dhe Shqipërisë së mesme. Problematikë do të ngelen, Tirana, Elbasani, Shkodra dhe Kukësi, pasi reshjet me intensitet përgjatë pasdites së sotme presim që të sjellin rritje të nivelit të lumenjve siç është Ishmi dhe Shkumbini.

Në veri, në lindje dhe në juglindje të vendit ashtu siç ka nisur mëngjesin e sotëm, reshjet e dëborës, do të vazhdojnë edhe përgjatë kësaj pasditeje.

Ditën e nesërme presim që të kemi ndërprerje të reshjeve, përveç pjesës së juglindjes e cila do të vazhdojë me reshjet e dëborës. Problematikë për ditën e sotme do të ketë në qarqet Tiranë, Elbasan, Fier, Berat, Korçë, Vlorë dhe Gjirokastër, pasi mund të kemi problematika në zonat urbane nga përmbytjet.

Ndërsa për ditën e nesërme presim të kemi një qetësim të situatës pasi ndërpriten reshjet dhe do të vazhdojnë në formën e dëborës vetëm në juglindje të vendit.

Problematikë në ditët në vazhdim do të ngelet temperatura e ulët, pasi duke filluar që nga dita e nesërme do të kemi rënie të temperaturave e cila do të shoqërohet me ngrica dhe problemat që mund të shkaktojë në akset rrugore.

Nëse i referohemi këtyre dy muajve ku dhjetori dhe janari kanë qenë muaj të ngrohtë me përjashtim të javës së dytë të janari dhe këtyre dy-tre ditëve.

 Shkurti dhe Marsi nuk i konsiderojmë muaj të ftohtë dhe Shkurti e presim të hyjë me temperatura të ngroha dhe jo minimale ekstreme apo nën zero.

Kjo masë e ftohtë që ndodhet mbi territorin tonë përgjatë këtyre ditëve, do ti lërë vendin një mase të ngrohtë e cila do të sjellë rritje të temperaturave.

Temperaturat e ulëta I presim ti kemi ditën e hënë të cilat në zonat malore do të regjistrojnë deri në -10 gradë celsius.”

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy