Drejtoresha Ekzekutive e UNICEF-it, Catherine Russell, duke komentuar një video ku shfaqet një fëmijë që mbahet peng në Gaza, bëri thirrje për lirimin pa kushte të të gjithë pengjeve.
“UNICEF është në dijeni të një videoje të një fëmije izraelit të mbajtur peng në Gaza”, tha drejtoresha ekzekutive Catherine Russell në X , dikur Twitter. “Rrëmbimi i fëmijëve është i tmerrshëm dhe një shkelje e rëndë. Ne përsërisim thirrjen tonë për një lirim të pakushtëzuar, të menjëhershëm dhe të sigurt të pengjeve dhe mbrojtje të TË GJITHË fëmijëve, kudo apo kushdo qofshin ata”, shtoi ajo.
Krahu i armatosur i grupit Palestinez Xhihadi Islamik (PIJ) tha të enjten se është i përgatitur të lirojë dy pengje izraelitë për arsye humanitare. Njëra është një grua 77-vjeçare, tjetra është një djalë 13-vjeçar, dhe të dy u shfaqën në një video të publikuar nga PIJ, një grup militant islamik rival i Hamasit në Gaza.



