Marrëveshja e re/ Gjermania përgjysmon kuotat për emigrantët nga Ballkani Perëndimor 

Marrëveshja e re/ Gjermania përgjysmon kuotat për emigrantët nga Ballkani Perëndimor 

Në Gjermani është arritur një marrëveshje e re për formimin e qeverisë së ardhshme, nën drejtimin e kancelarit të ardhshëm Friedrich Merz nga CDU.

“DW” raporton se pakti parashikon politika të reja migracioni, ku përgjysmohen kuotat e lejeve të punës për qytetarët e Ballkanit Perëndimor.

Më konkretisht nga 50.000 që u vendos vitin e kaluar, kuota tanimë do të jetë 25.000.

Marrëveshja prek mes të tjerëve edhe qytetarët e Shqipërisë, që vitet e fundit e kanë patur Gjermaninë destinacionin e preferuar për të punuar. Gjithashtu ndryshim do të ketë edhe në rregullat për marrjen e shtetësisë gjermane.

Ajo do të merret pas 5 vitesh dhe jo pas 3 vitesh, sikurse është aktualisht. Masat përfshijnë gjithashtu ndalimin e bashkimeve familjare për disa kategori refugjatësh dhe përfundimin e pranimeve vullnetare.

Konservatori Merz e konsideroi paktin si marrëveshjen e duhur për Gjermaninë, që sipas tij jep edhe një sinjal të fortë për mbarë Europën. 
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy