Rikthehet rreziku i epidemisë, ebola hyn në zonat urbane të Kongos

Rikthehet rreziku i epidemisë, ebola hyn në zonat urbane të Kongos

Epidemia e ebolës vijon të jetë aktive në Afrikë. Kongo ka konfirmuar një rast në Mbandaka, qytet me 1.2 milionë banorë, çka shënon rastin e parë në një zonë urbane. Kjo e çon situatën në pikën më serioze që nga koha kur epidemia u përhap në Afrikën Perëndimore në vitet 2014-2016.

Ebola është shumë më e vështirë të kontrollohet në zonat urbane. Ky rast është cilësuar nga OBSH-ja si një moment që ndryshon lojën.

Rastet e mëparshme të ebolës kanë qenë të izoluara në zonat e thella, rreth 100 milje në jug të Mbadaka-s, në pyjet e shiut të Kongos ekuatoriale.

Rasti i fundit urban është një ndër 14 të tillë të konstatuar kohët e fundit, 21 të tjera pritet të konfirmohen dhe 10 janë të dyshuara. Kjo e çon numrin në 45 në total, ndërsa rastet e vdekjeve janë 25.

Ekspertët e shëndetit publik në Kongo thonë se ebola urbane është një “kafshë” që ndryshon shumë nga ajo rurale. Tashmë potenciali i përhapjes së epidemisë është shumë më i madh.  

Mbandaka ka një popullsi të dendur dhe shtrihet në brigjet lindore të Lumit të Kongos, më i madhi në Afrikë pas Nilit. Dhjetëra miliona njerëz jetojnë përgjatë brigjeve dhe autoritetet i druhen përhapjes së sëmundjes përmes transportit ujor.

Ebola ka krijuar disa herë situata endemike në Kongo. Ky është shpërthimi i nëntë i epidemisë që prej vitit 1970.

Më e rënda ishte epidemia e vitit 2014, kur u infektuan mbi 28 000 njerëz dhe vdiqën 11 000 prej tyre.

Sëmundja shkakton hemorragji të brendshme dhe përhapet menjëherë përmes kontaktit me sasi minimale të lëngjeve trupore. Simptomat e saj nuk shfaqen menjëherë, madje duan disa javë. Shpesh te njerëzit transmetohet përmes mishit të kontaminuar, por mund të merret edhe përmes kontaktit të thjeshtë me një kafshë të infektuar.

Me rritjen e rrezikut, rriten edhe masat e marra nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. Të mërkurën, OBSH-ja dërgoi në Kongo 4 000 vaksina eksperimetale, të cilat kanë rezultuar efikase në rastet e mëparshme.  / WP / 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy