
Gazetari Mentor Kikia tha përmes një lidhje “Skype” me studion e MCN Live se ndërsa nga PS-ja nuk ka asnjë ofertë për mandatin tjetër, PD-ja ka propozuar një paketë masash që nuk tregojnë vizion.
Sipas Kikisë nuk ka përgjigje se çfarë do të ndodhë me këtë vend dhe çfarë forme do të ketë ekonomia në një plan afatgjatë.
Nuk kemi asnjë ofertë. Nga partia në pushtet s’kemi asnjë ofertë. Nga opozita kemi një paketë premtimesh që janë krejtësisht me sfond elektoral, rritje page, rritje pensioni, minimumi jetik, heqja e taksave. Një paketë masash që nuk tregojnë vizion. Ajo që unë nuk shoh në këtë garë është se çfarë forme do të ketë ekonomia e këtij vendi. Ne jemi popull argat që shkojmë punojnë në Europë, në kantiere, ferma dhe ushqehemi e vishemi me produkte që marrim nga importi. Pyetja që nuk merr përgjigje nga këto programe është se çfarë do të ndodhi këtë vend, a ka një vizion përtej fundit të këtij mandati. Këto nuk projektojnë të ardhmen e vendit.
Nuk shoh strategji afatgjata, çfarë duan të bëjnë politikanët, partitë politike që duan të qeverisin me këtë vend.



