Donald Trump ka pranuar për herë të parë se do ta lërë ‘Shtëpinë e Bardhë’ në rast se Jo Biden do të shpallet zyrtarisht president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Trump e tha këtë në konferencën e parë që bëri me gazetarët që pas humbjes në zgjedhjet e 3 nëntorit. Gjithsesi presidenti aktual i SHBA evidentoi se ‘kjo garë nuk ka përfunduar ende’. Kjo për shkak se ai pretendon se rezultati i zgjedhjeve në favor të Biden është i manipuluar.
Dita ditës shtete të veçanta po rikonfirmojnë rezultatet e bëra të ditura më herët prej tyre. Në përgjithësi Biden udhëheq me 306 vota elektorale nga 270 që janë të nevojshme për t’u shpallur president, ndërsa Trump ka shumë më pak, 232. Gjithashtu Biden kryeson me votën e popullit pasi aktualisht ka 6 milionë më shumë.
Rezultati i zgjedhjeve në Amerikë do të çertifikohet me 14 dhjetor, ndërsa Biden do të betohet si president me 20 janar.



