
Kompania Tokyo Electric Power (Tepco), operatori i termocentralit japonez Fukushima Daiichi, do të fillojë më 22 gusht operacionet delikate për të rikuperuar mbetjet e karburantit bërthamor nga reaktorët e dëmtuar në fatkeqësinë e vitit 2011.
Kompania njoftoi se hapi i parë do të jetë rikuperimi i “disa gramëve” lëndë djegëse të shpenzuara nga reaktori nr. 2 i centralit. Planet kërkojnë zgjerim gradual të operacioneve në njësinë numë 3.
Heqja në shkallë të gjerë e shufrave të karburantit gjysmë të shkrirë pritet të ndërmerret në fillim të dekadës së ardhshme.
Heqja e mbeturinave radioaktive që gjenden në reaktorët e termocentralit konsiderohet si sfida më e vështirë në procesin e çmontimit dhe asgjësimit të infrastrukturës, e cila u dëmtua rëndë pas tërmetit shkatërrues dhe cunamit pasues që goditi Japoninë verilindore 12 vjet më parë.
Në total janë rreth 880 ton mbeturina radioaktive të cilat do të duhet të hiqen nga reaktorët numër 1, 2 dhe 3 në termocentralin bërthamor.



