
Belioza Çoku, sociologe tha në studion e MCN Informacion se është shumë e rëndësishme që fëmija duhet të jetojnë në një trekëndësh (familje-shkollë-komunitet) që të komunikojë me të.
Sipas Çokut në familjen shqiptare është futur pa përshtatje çdo lloj norme ndërkombëtare dhe se tani vuajmë për një ekuilibër mes të drejtave dhe përgjegjësive.
Është shumë e rëndësishme që fëmija të jetojë në një trekëndësh i cili komunikon me të. Familja, shkolla dhe komuniteti komunikojnë me fëmijën.
Nëse ata nuk komunikojnë, fëmija del gjen rrugë dhe hapësira dhe manipulon patjetër se do të flasë me audiencën imagjinare që shoqëron fazat e tij të zhvillimit dhe do të ndihet i pavarur.
Ne kemi futur në sistemin tonë ligjor, të shtëpisë sonë, copy-paste pa e diskutuar fare dhe pa e përshtatur fare çfarëdo lloj norme ndërkombëtare.
Filloi një fushatë ‘fëmijët kanë të drejta', ‘fëmijët kanë të drejta'.
Vuajmë për një ekuilibër mes të drejtave dhe përgjegjësive.



