
Çifti i bashkëshortëve të moshuar në Dropull u vra nga çobani i fshatit Thoma Mastora.
Gazetarja Jonida Qirko në një lidhje të drejtpërdrejtë me studion e lajmeve në MCN Tv tha se 69-vjeçari vuan nga probleme të shëndetit mendor dhe se ka qenë dy herë i shtruar në spitalin e Vlorës.
Autori ka qenë i dyshuari i parë i policisë menjëherë pasi ka ndodhur ngjarja, për shkak të deponimeve që kanë bërë fqinjët, pasi kanë pasur konflikte verbale.
Por ishte dhe pista që vrasja mund të kishte ndodhur për një truall.
69-vjeçari ka pranuar krimin por ka qenë i paqartë në dëshminë e tij. Autori ka pasur probleme të shëndetit mendor.
Emri i vërtetë i Thoma Mastorës është Petrit. Ai ka migruar nga Fieri në fshatin Bodrishtë. Ai ka marrë mbiemrin e bashkëshortes. 69-vjeçari punonte në Greqi. Ka qenë dy herë i shtruar në spitalin e Vlorës. Kjo gjë konfirmohet me burime nga ne.
Mbetet një enigme arma e krimit. Policia nuk ka dashur të japë detaje, por ka thënë që ka përdorur sende të forta. Hetimet po vijojnë për të zbuluar shkaqet që e çuan 69-vjeçarit të ndërmarrë një akt të tillë.



