
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka deklaruar se Fatmir Xhafaj është larguar i shkatërruar nga posti i ministrit të Brendshëm, pasi nuk mundi të arrestonte kryebashkiakun, Vangjush Dako.
Në një bashkëbisedim me banorët e Manzës, Basha tha se Xhafaj ka frikë të përballet me hetimet e vëllait të tij trafikant.



