Zaev: Nuk pranojmë projekte ekonomike, duam anëtarësim në BE

Zaev: Nuk pranojmë projekte ekonomike, duam anëtarësim në BE

Pas vendimit të Bashkimit Europian për të mos çelur negociatat me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev ka hedhur poshtë njoftimet se BE po përgatit një “zonë ekonomike evropiane” për vendet e Ballkanit.
Zaev shpreh bindjen se përveç anëtarësimit të plotë në BE, nuk do të pranojë asnjë alternativë tjetër.
“Vendi ynë është në BE dhe nuk do të pranojmë asnjë ofertë tjetër. E gjithë bota flet për ne për atë që kemi bërë. Ne kemi përmbushur detyrimet tona dhe e kemi merituar hapjen e bisedimeve. Ne duam atë që meritojnë dhe asgjë tjetër. Nuk pranojmë asnjë alternativë tjetër, pakte, partneriteti, projekte ekonomike”, tha Zaev.
Zaev ka shprehur dëshpërimin nga vendimi negativ në samitin evropian, por u shpreh se ky vendim nuk do ta gjunjëzojë nga qëllimi final, që është anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në BE.
Ndërkohë, dy partitë LSDM dhe VMRO kanë nisur fushatën menjëherë pas arritjes së marrëveshjes mes partive politike, që më 12 prill të vitit 2020 të mbahen zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe në të gjitha tubimet dominojnë temat e integrimit evropian dhe shkaqet e mosmarrjes së datës së bisedimeve për anëtarësim

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy