Gjokutaj: 90% e buxhetit të shqiptarëve shkon për nevoja bazike! Argëtimi as nuk diskutohet në familjet me të ardhura minimale

Gjokutaj: 90% e buxhetit të shqiptarëve shkon për nevoja bazike! Argëtimi as nuk diskutohet në familjet me të ardhura minimale

Eksperti i ekonomisë Eduard Gjokutaj deklaroi në studion e emisionit “MCN Economy” se familjet shqiptare shpenzojnë rreth 90% të buxhetit të tyre për produktet bazë dhe se pjesa e argëtimit nuk diskutohet fare tek familjet me të ardhura minimale.

Duke vijuar më tej me shpjegimin e tij, Gjokutaj tha se shqiptarët bëjnë pushimeve vetëm një herë në vit, ndryshe nga evropianët që planifikojnë më shumë.

Sipas Gjokutajt shqiptarët nuk kryejnë shpenzime në mënyrë cilësore dhe është e nevojshme të sistemojmë mënyrën si konceptojmë jetën.

Pagat që janë burimi më masiv i të ardhurave në Shqipëri arrijnë tek 60 mijë lekë në Tiranë dhe në rrethe 45 mijë, p.sh. në Lezhë.

Së pari strehimi, ushqimi, edukimi,arsimi dhe shëndetësia. Këto zënë më tepër se 43%, në Shqipëri zënë 90% të buxhetit. Pjesa e argëtimit nuk diskutohet në familjet me të ardhura minimale dhe tek ato mesatare, është pjesë e mohuar, ose në nivel fundor.

5-7% një mesatare kombëtare, pjesa më e madhe e shpenzimeve janë për gjëra bazike. Shqiptarët i konsumojnë pushimet vetëm një herë në vit, në Evropë shkojnë 2-3 herë.

Në përgjithësi mbi 80-85% e shqiptarëve të ardhurat i kanë nga puna. Ne kemi paga të ulëta dhe mesatare. Ka munguar vizioni dhe objektivat e politikës si do orientohet konsumi, kam parasysh investimet që duhet të ishin bërë.

Ne nuk kryejmë shpenzime në mënyrë cilësore.

Duhet sistemuar mënyra si e konceptojmë jetën, ekonominë dhe kohën që kemi në dispozicion. Nuk i kushtojmë kohë asaj që quhet kultura e përgjithshme dhe asaj që ka nevojë familja.

Nuk kemi para nga buxheti për të dhënë subvencione qoftë për të rinjtë, qoftë për moshat e tjera.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy