Zululand: Dom Gjergji, Lela e Nano i bëjnë një portret postum Gilman Bakallit; dhe sjellin kujtime nga jeta me të

Zululand: Dom Gjergji, Lela e Nano i bëjnë një portret postum Gilman Bakallit; dhe sjellin kujtime nga jeta me të

Në Zululandin e sotëm që ishte in memoriam të Gilman Bakallit, Mustafa Nano kishte të ftuar Dom Gjergjin dhe Alfred Lelën.

Ata kanë qenë që të tre miq të Bakallit, i cili ka ndërruar jetën krejt papritur ditën e shtunë,në moshën 49 vjeçare.

“Shqiptarët në rrethana të tilla, sidoqë të jetë rasti, flasin mirë për ata që kanë ikur, por për Gilman Bakallin nuk ka nevojë të sforcohesh për të kërkuar fjalët e mira”, thanë njëri pas tjetrit ata, secili në mënyrën e vet.

Më tej, u fol për Bakallin si qytetar, si publicist, si përkthyes, si intelektual publik e si pedagog.

U fol për të edhe si ish-deputet, por duke theksuar se kjo ka përbërë një përvojë jo fort të këndshme për vetë Gilmanin.

Dhe në këtë pikë, ata kritikuan qëndrimin e dia portaleve, të cilët të shtunën në mbrëmje dhanë lajmin se “ka ndërruar jetë ish-deputeti”.

Në një kohë që kjo ka qenë pjesa më e parëndësishme e jetës së tij.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy