“Luftë” mes të shumëkërkuarit dhe RENEA-s në Vlorë/ Arrestohet i dënuari me 25 vite burg (VIDEO)

“Luftë” mes të shumëkërkuarit dhe RENEA-s në Vlorë/ Arrestohet i dënuari me 25 vite burg (VIDEO)

Në tentativë për t’i shpëtuar Policisë,  47-vjeçari i kërkuar Xhevair Jonuzi, i dënuar me 25 vjet burg për vrasje, hapi zjarr ndaj forcave të Policisë duke u rrezikuar jetën e tyre, por mbetet i plagosur gjatë shkëmbimit të zjarrit.

Xhevahir Jonuzi renditej në listën e policisë si një nga 8 më të rrezikshmit e Vlorës.

Personi me rrezikshmëri të lartë është arrestuar mengjesin e sotëm rreth orës 07:05 gjatë operacionit “Hoshtima” në Vlorë.

Forcat Speciale Renea kanë bërë rrethimin e banesës së shtetasit Xhevahir Jonuzi, 47 vjeç, banues në fshatin Hoshtimë i dënuar me 25 vjet burg për vrasje por edhe për trafik drogë në 2018.

Gjatë vendosjes së perimetrit të sigurisë, 47 vjeçari Jonuzi ka parë forcat e Policisë dhe ka dalë me vrap nga banesa me armë zjarri pistoletë, të cilën e mbante në dorë.

Renea i ka bërë thirrje të dorëzohej dhe të hidhte armën e zjarrit, por shtetasi Jonuzi ka hapur zjarr në drejtim të forcave speciale duke rrezikuar jetën e tyre.

Forcat speciale i janë kundërpërgjigjur për ta neutralizuar dhe gjatë shkëmbimit të zjarrit Xhevahir Jonuzi   mbeti i plagosur në këmbë.

Ekipi i Reneas i ka dhënë ndihmën e parë të plagosurit dhe e ka dërguar menjëherë në spital, ku dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy