Kandidati i Aleancës për Shqipërinë Europiane për Kryetar të Bashkisë Kolonjë Ilia Stefo ka zhvilluar këtë të mërkurë takimin përmbyllës me banorë të Leskovikut. Stefo është shoqëruar nga ministri i Energjisë dhe Industrisë Damian Gjiknuri, ministri i Punëve të Brendshme Saimir Tahiri dhe Zv.kryeministri Niko Peleshi të cilët kanë vlerësuar maksimalisht kandidaturën e tij.



