May anashkalon Raab dhe merr kontrollin e negociatave me BE për Brexit

May anashkalon Raab dhe merr kontrollin e negociatave me BE për Brexit

Kryeministrja britanike, Theresa May ka thënë se ajo do të udhëheqë bisedimet me Bashkimin Evropian, duke zhvendosur fokusin e departamentit të Brexit-it drejt përgatitjes për largimin e Britanisë nga blloku.

Një njësi e posaçme brenda zyrës së May ka marrë pjesë në bisedimet për Brexit muajt e fundit dhe njoftimi i sotëm vetëm sa formalizuar ndryshimin, sa i përket personit që tash do të marrë përgjegjësitë për udhëheqjen e negociatave, raporton agjencia Reuters.

“Unë do të udhëheq negociatat me Bashkimin Evropian, ndërsa Dominic Raab i cili u emërua dy javë më parë, do të mbetet përgjegjës për përgatitjet e brendshme, planifikimin dhe legjislacionin e marrëveshjes”, ka thënë May përmes një deklarate me shkrim drejtuar Parlamentit.

Departamenti për Daljen nga BE-ja do të vazhdojë të udhëheqë të gjitha përgatitjet e Qeverisë për Brexit-in”, thuhet tutje në deklaratë.

Më herët, negociatat për daljen e Britanisë nga BE-ja i ka udhëhequr David Davis.

Ai ka dhënë dorëheqje muajin e kaluar, në shenjë proteste për strategjinë e negociatave për Brexit-in të prezantuar nga kryeministrja Theresa May.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy