
Ditën e shtunë, Beogradi ka qenë epiqendra e një proteste masive ku qindra mijëra protestues shprehen pakënaqësinë e tyre ndaj qeverisë serbe.
Vetë presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, pranoi se kjo protestë është një sinjal për ata që janë në pushtet, duke kërkuar një ndryshim dhe mësim nga ky mesazh i fuqishëm i qytetarëve.
Analisti politik, Sadri Ramabaja, deklaroi për "MCN live" se protesta e 15 marsit në Beograd ishte një nga më të mëdhatë ndonjëherë, jo vetëm në historinë moderne të Serbisë, por edhe të Evropës Juglindore, si një leksion i demokracisë për vendet e tjera të Evropës.
Pati pretendime të asaj natyre se protestat në Serbi ishin leksion edhe për vendet e tjera të Evropës, si një leksion i mirë i demokracisë ne nivel evropian.
Atje kishim protesta masive për me shumë se katër muaj që kulmuan me 15 mars me një organizim të jashtëzakonshëm. Sipas të dhënave të ndryshme numri i protestuesve në Beograd ka mundur të jetë deri në 1 milion e 300 mijë protestues, pavarësisht se policia thotë dhjetëfish më i vogël.
Pavarësisht kësaj ato do të hynë në histori si protestat më të mëdha të zhvilluara ndonjëherë në historinë moderne të Serbisë dhe përgjithësisht të Evropë Juglindore.
Ramabaja shtoi gjithashtu se mosreagimi i faktorëve ndërkombëtarë deri tani mund të jetë një sinjal që protesta të vazhdojnë, duke shtuar më shumë presion mbi pushtetin.
Tashmë është e qartë që këto protesta i kanë dhënë ton zhvillimeve politike në Serbi, pavarësisht përpjekjeve te Vuçiç për të dëshmuar një lloj stabiliteti dhe thirrjes së një mbledhjeje urgjente te ditës së djeshme, më tepër se po kujdeset për fatkeqësinë që ndodhi në Maqedoninë e Veriut, por më tepër për të paralajmëruar dhe dërguar mesazhe të qarta palëve brenda Serbisë por edhe faktor të jashtëm.
Sepse nëse faktori i jashtëm ka heshtur nga data 15 e deri sot, për faktin që as nuk ka reaguar as nuk ke ka dënuar as pozitivisht as negativisht se si ndodhi te tejkalohet ashtu përdorimi i armëve të ndaluara kundër masave.
Është fjala për një top të specializuar akustik që e pamë se si arrin të shpërndajë turmën dhe kishte një heshtje totale. Ky mesazh është i qartë që perëndimi do ta ketë tutje partner Vuçiçin dhe ky mund të jetë një sinjal për studentë dhe protestuesit përgjithësisht që protestat të vazhdojë tutje.
Sipas analistit, ky ka qenë një sinjal i qartë për zhvillimet politike në Serbi, duke i dhënë tonin situatës dhe duke nxitur një mundësi për zgjedhje të parakohshme të pritshme në muajin qershor.
Masat e paralajmëruar nga Vucic japin sinjal se deri në qershor do të kemi zgjedhje te parakohshme dhe deri atëherë opozita do duhej te rikëndellet.
Ndërkaq forcat politike brenda lëvizjes studentore që kanë përjashtuar opozitën që të jetë faktori dhe të përfitoj nga gjithë këto protesta do të duhej që të fillojë të përgatitet për një politike të ashpër politike në qershor.



