
Një hapje drejt një negocimi të mundshëm paqeje për Ukrainën dhe mundësia për të "biseduar me Putinin", disa korrigjime hipotetike ndaj subvencioneve të SHBA-së për burimet e rinovueshme dhe një linjë kompromisi për Kinën.
Në takimin e tyre në Shtëpinë e Bardhë, vizita e parë shtetërore në epokës së Bidenit për Emmanuel Macron, ky i fundit së bashku me presidentin amerikan projektuan një imazh miqësie të padiskutueshme, mes rrahjes së shpatullave dhe përqafimeve të dy zonjave të para. Dy presidentët raportohet se diskutuan edhe mbi dallimet e tyre, siç u ka hije miqve të vjetër.
"Shtetet e Bashkuara nuk mund të kërkonin një partner më të mirë për të punuar me të," tha Joe Biden, duke bërë homazhe në frëngjisht për parimet e 'liberte, egalité, fraternité' ndërsa ai dhe zonja e parë Jill i pritën çifton Macron me ceremoni mes 21 të shtënave me topa dhe himneve kombëtare. "Fati ynë i përbashkët është t'i përgjigjemi së bashku sfidave globale," u përgjigj Macron. "Dy kombet tona janë motra në luftën e tyre për liri," bëri jehonë Biden, duke nënvizuar se si konflikti në Ukrainë kërkon që Shtetet e Bashkuara dhe Franca "të kthehen në kohën e shokëve të armëve". Pas ceremonisë së pritjes, dy liderët u mbyllën në zyrën Ovale për më shumë se tre orë, kohë gjatë së cilës diskutuan dosjet më emergjente, duke gjetur një marrëveshje për ato ku kishte më shumë tensione. Takimi konkludoi me një komunikatë shumë të gjatë e përbashkët, e cila përcakton qëndrimet e përbashkëta, duke filluar nga Rusia, me angazhimin për të garantuar ndihmën për Kievin "për aq kohë sa është e nevojshme" pa imponuar paqen dhe për të ndjekur penalisht krimet e luftës të Moskës.
Biden përsëriti në konferencën për shtyp se është "i gatshëm të bisedojë me Putinin nëse ai tregon shenja të dëshirës për t'i dhënë fund luftës", ndërsa saktësoi se "nuk e ka treguar këtë deri më tani". Të dy udhëheqësit gjetën gjithashtu një bazë të përbashkët për ligjin amerikan kundër inflacionit, i cili, sipas Macron, me subvencionet e tij "super-agresive" ndaj burimeve të rinovueshme, "rrezikon të ndajë Perëndimin".



