Nga bashkia e Tiranës janë ngritur tre pika për të mbledhur ndihma për shtetasit ukrainas. Në çadra qëndrojnë disa të rinj ku presin qytetarët për të dhënë ndihmat e tyre në forma të ndryshme. Deri tani ndihmat kanë qenë të pakta kjo ndoshta dhe për arsye se qytetarët janë në punë.
Një nismë e tillë është ndërmarrë gjithashtu edhe nga Kryqi i Kuq Shqiptar i cili nuk është përtqëndruar vetëm në Tiranë, por edhe në qytete kryesore të vendit.
Lidhur me këtë nismë për mikrofonin e MCN ka folur koordinatori i Kryqit të Kuq Kristian Curra i cili deklaroi se kjo nismë do të zgjasë plot 10 ditë dhe i bën apel të gjithë qytetarëve që të ndihmojnë me gjithçka, ndërsa theksoi se këto ndihma do të kalojnë direkt në llogarinë e kryqit të kuq të Ukrainës.
Ndër të tjera Curra tha se nismës së tyre i janë bashkuar edhe nxënës dhe studentë, ndërsa sqaroi se në faqen e tyre gjendet dhe numrat e llogarisë për këdo që do të kontribuojë edhe pas përfundimit të këtij afati 10 ditor.
Kryqi i Kuq Shqiptar ka lancuar një fushatë në të gjitha qytetet dhe në çdo shesh të qyteteve kryesore kanë dalë për mbledhjen e donacioneve të cilat do kalojnë në llogarinë e kryqit të kuq të Ukrainës. Është parë mjaft mirë se në çfarë gjendje janë shtetasit e Ukrainës dhe ajo që mund të bëjmë ne është ti suportojmë ata në këtë mision human. Neve sot dhe përgjatë 10 ditëve do të jemi të përqendruar në sheshin Skënderbej nga ora 9 deri 7 pasdite.
Por edhe në gjimnaze po jepen ndihma, na janë bashkuar nxënës të gjimnazeve dhe studentë. Kjo nismë ka nisur në datën 1 mars dhe do të vijojë deri në 10 mars. Ndërkohë në faqen tonë gjenden dhe numrat tanë të llogarisë për këdo që dëshiron të ndihmojë dhe kontribuojë. Ndihmës tonë i janë bashkuar edhe nxënës dhe studentë. Interesimi ka qenë i lartë, ka shumë njerëz që pyesin se si mund të ndihmojnë. Besoj se do të bëjmë diçka të mirë.



