
Këshilltari për sigurin kombëtar i presidentit Donald Trump, John Bolton, deklaroi të premten se Uashingtoni nuk do të përfshihet në iden për të shkëmbyer territoriet midis Serbisë dhe Kosovës.
“Nuk i përket SHBA-ve të ndërhyjë në çështjet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë Bolton, raporton Reuters.
Këto deklarime Bolton i ka bërë në një konferencë në Kiev gjatë një takimi me presidentin e Ukrainës, Petar Poroshenko.
Beogradi ka ngritur idenë e zgjidhjes së një mosmarrëveshjeje që ka penguar ambicjet e Serbisë dhe Kosovës për t'u bashkuar me Bashkimin Evropian duke riorganizuar kufirin midis vendit përgjatë vijave etnike.
Kosova u nda nga Serbia në 2008, pothuajse një dekadë pasi sulmet ajrore të NATO-s që rrëzuan forcat serbe dhe ndaluan një goditje ndaj shqiptarëve etnik gjatë një kryengritje brutale dy-vjeçare.



