Duke komentuar në MCN Live protestën mbajtur dje nga opozita gazetari Mariglen Kume tha se kishte një rrjedhje në numra sa në krahasim me protestën e 20 shkurtit.
Ai vlerëson faktin që iu dha një vëmendje folësve nga radhët e shoqërisë civile, artistëve, mjekëve.
Sa i takon mundësisë së qeverisë teknike, Kume tha që Maqedonia e Veriut do të ishte një shembull i mirë, për të patur sa më pak kontestime për rezultatin.

"Mënyra si ishte organizuar te folësit, më pëlqeu që u kishin dhënë një vëmendje qytetarëve, grupeve nga shoqëria civile, artistë, mjekë. U la në fund pjesa e z.Meta dhe z.Berisha. Sa i përket çështjes së numrave, vura re që kishte një rrjedhje në krahasim me 20 shkurtin, që ishte shumë më dominant.
Arsyet e mungesës mund t’i argumentojnë organizatorët, mund të lidhen me vapën, e të gjitha. Por si fakt që u bashkuan, iu dha vula, duhet të ishte më e madhe. Fillimisht duhet të japin argumente pro dhe kundër a duhet një qeveri teknike, dhe pastaj të bëhen negociata. Pse të mos marrim shembull nga Maqedonia e Veriut që të ketë sa më pak kontestime. Pamë që dështoi komisioni për reformën zgjedhore. Ka kontestime dhe mosbesim të madh. Pse jo të mos jetë një alternativë.
Retorika para se të zhvillohej protesta mund të ketë çeduar. Fakti që iu la radhë të parë shoqërisë civile, për mua është OK. Veprimin politik që bëri opozita në protestë e vlerësova. Kur erdhi te personat politike, mendoj që s’e ka luksin një parti në opozitë që të sulmojë drejtësinë. Ti duhet të jesh shtysë për drejtësinë. Nëse ka persona të korruptuar, të mos ta përgjithësojnë institucionin. SPAK-u ka 85-86 për qind të besimit të shqiptarëve. Nëse del kundër SPAK-ut del kundër 85-86 për qind të shqiptarëve”.



