Vaksinat e AstraZeneca, Gjermania kufizon përdorimin për personat mbi 65 vjeç

Vaksinat e AstraZeneca, Gjermania kufizon përdorimin për personat mbi 65 vjeç

Komiteti i vaksinave në Gjermani ka vendosur që vaksinat koronavirus të prodhuara nga kompania britanike AstraZeneca të mos përdoren për personat nën 65 vjeç. Kjo për shkak se AstraZeneca nuk ka të dhëna të mira përsa i përket kësaj kategorie, shkruan BBC.

Ndërkohë të premten BE do të vendosë nëse do ta miratojë vaksinën për përdorim në lidhje më ketë grupmoshë.

Sakaq Britania e ka përdorur vaksinën e AstraZeneca në programin e saj të imunizimit masiv prej disa javësh, ndërsa zyrtarët e shëndetit publik kanë deklaruar se ajo është e sigurt dhe ka ‘nivele të larta mbrojtje’.

Ky ngërç vjen në një kohë kur Europa po has një ngërç të madh për furnizimin me vaksina. Madje ishte AstraZeneca ajo që pak kohë më parë i bëri të qartë se nuk mund t’i jepte dozat që kishte kërkuar, pasi ishte e pamundur për t’i prodhuar.

Sakaq Bashkimi Europian pretendon se ka një kontratë me AstraZeneca, të cilën e detyron të përmbushë kuotën e caktuar më herët.

Lajmi i keq është se edhe Pfizer-BioNTech kanë ulur numrin e dozave që kishin llogaritur për bllokun europian.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy