Vendimet e ‘Kushtetueses’/ Meksi: Kemi gjykatë joprofesionale, punon me dy standarde (VIDEO)

Vendimet e ‘Kushtetueses’/ Meksi: Kemi gjykatë joprofesionale, punon me dy standarde (VIDEO)

Avokati Redon Meksi në ‘MCN Live’ ka komentuar lidhur me vendimet e dhëna për disa çështje nga Gjykata Kushtetuese për të cilat u shpreh se ka vendime që janë qesharake dhe politike.

Ai tha se Kushtetuesja është duke punuar me dy standarde dhe se në këtë mënyrë ajo tregon se është një gjykatë joprofesionale.

Po e nis me imunitetin e Berishës është një vendim gjysmë qesharak, te paragrafi 25 shprehet se 28 deputetët nuk përfaqësojnë kuvendit, kjo është absurde. Mendoja se kur vendosi gjykata të mos e merrte në shqyrtim çështjen mendova se do kapej tek disa gjëra të vogla, por gjykata kushtetuese u shpreh se 28 deputetët së bashku nuk përfaqësojnë kuvendin, një gjykatë që mund të jetë e kapur që tregon paaftësi, kjo është idiotësi.

Kushtetuesja nuk ka rol të japë drejtësinë ajo vendos nëse një ligj është në përputhje me kushtetutën apo jo. Vendimi në fund fare është politik. Po të shohësh shumicën e çështjeve s’ka një vendim të prerë, të qartë.

Si rasti i teatrit, është vendimi më i keq që mund të ketë dhënë ndonjëherë gjykata kushtetuese, u tha të gjithave palëve që ti fitove dhe pastaj në fund u shemb teatri. Kurse te rasti Skavicës dje në një paragraf aty shprehet se nuk mund të marrim në shqyrtim, pra dopjo standard për një rast e merr për tjetrën jo, pra kemi një gjykatë jo profesioniste.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy