
Sipas të dhënave më të fundit të EUROSTAT, veriu i Shqipërisë është rajoni më i varfër në Europë duke lënë pas vetëm rajonin e Vanit në Turqi. Sipas shifrave fuqia blerëse në Shqipëri është sa 25% e mesatares së vendeve të BE. Qarqet më të varfra janë Dibra dhe Kukësi.
Besmir Muslia, aktivist dhe mësues në Kukës tha përmes një lidhje “Skype” me studion e MCN Informacion se një nga shkaqet e kësaj situate është emigracioni, i cili ka ardhur si pasojë e mungesës së projekteve për zhvillimin e qytetit ku ai jeton.
Sa i përket kësaj varfërie të qarkut Kukës, ka një lëvizje demografike dhe kjo e ka një arsye, është mungesa e projekteve për zhvillimin e Kukësit. Për bujqësinë, blegtorinë, turizmin dhe projekteve të tjera inovatore. Në tërësi mungesa e këtyre projekteve, kjo ka sjellë një varfërim të qarkut të Kukësit.
Në radhë të parë është mungesa e investimeve nga shteti.



