Rama dhe drejtësia e re/ Stojku: Nuk ka nisur ende ndryshimi. Kume: Komisioni “Xhafa”, sulmi i parë. Allmuça: Rama ka folur me emra

Rama dhe drejtësia e re/ Stojku: Nuk ka nisur ende ndryshimi. Kume: Komisioni “Xhafa”, sulmi i parë. Allmuça: Rama ka folur me emra

Në studion e MCN Informacion u diskutua në lidhje me raportet e qeverisë Rama me drejtësinë. Edmond Stojku, kryetar i Aleancës Demokratike, tha se me SPAK dhe GJKKO është hedhur hapi i parë për drejtësinë e re. Ndërkohë, gazetarja Oliverda Allmuça risolli në vëmendje sulmet e kryeministrit Rama ndaj disa gjyqtarëve. Gazetari Mariglen Kume tha se përpjekja e parë për të sulmuar drejtësinë e re ishte komisioni “Xhafa”.  

 

Edmond Stojku 

Ne kemi ndërhyrë në sistemin e drejtësisë me struktura të posaçme. Pra kemi sistemin që ishte nga i cili është shkëputur një pjesëz dhe është krijuar struktura e posaçme. Ndryshimi i sistemit të drejtësisë për mua akoma nuk ka filluar. Zoti Rama ka folur gjithmonë pozitivisht. Ka thënë që drejtësinë e re e kemi sjellë ne. Nëse vërtet kjo qëndron, atëherë i bie që maxhoranca ka një kontribut të jashtëzakonshëm në sistemin e drejtësisë. 

 

Oliverda Allmuça

Rama ka pasur kërcënime të drejtpërdrejta. Ka sulmuar gjyqtarë personalisht. Ka përdorur epitete të tipit “hetim budalla”. Një kryeministër nuk mund të gjykojë gjyqtarët. As mund të përcaktojë nëse i meritojnë apo jo pagat për shkak të cilësisë së drejtësisë. Ai del e thotë nuk kam asgjë me drejtësinë, por ka folur me emra dhe mbiemra. 

 

Mariglen Kume

Komisioni Xhafaj u nis si komision që do të prekte ligjet që janë pjesë e paketës së reformës në drejtësi. Ky komision ndonëse bëri një punë, ka prodhuar vetëm një material që fle në sirtarët e Kuvendit. Qëllimi ishte lufta ballë për ballë me drejtësinë e re. Rama dje e përmendi se duhet të ndahet korrupsioni nga shpërdorimi i detyrës.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy