Dosja Tiranë-Elbasan /Apeli lë në burg Dashamir Xhikën dhe dy ish-zyrtarët

Dosja Tiranë-Elbasan /Apeli lë në burg Dashamir Xhikën dhe dy ish-zyrtarët

Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda ka lënë në burg ish-kreun e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Dashamir Xhika si dhe dy ish-zyrtarët e ARRSH, Albens Alite dhe Aksel Qurduka.

Në seancën e sotme, Gjykata la në fuqi vendimin e dhënë nga Shkalla e Parë e Krimeve të Rënda ndërsa avokatët kanë deklaruar se do t'i drejtohen Gjykatës së lartë.

Arrestimi i Dashamir Xhikës dhe disa ish-zyrtarëve të Rrugëve, përfshi edhe Andi Tomën, ish-drejtor i Përgjithshëm të Rrugëve nga viti 2008-2013, u bë me urdhër të prokurorisë si të dyshuar për një dëm të madh të shkaktuar nga projekti i rrugës Elbasan-Gjinar.

Gjashtë persona të tjerë janë shpallur në kërkim nga prokuroria e cila paralajmëron se do të ketë edhe arrestime të tjera për këtë çështje  e cila ndodhet në prokurori prej prillit të vitit 2017.

Në këtë procedim penal akuzohen gjithsej 11 persona për të cilët prokuroria ka kërkuar caktimin e masave të sigurisë në gjykatë.

Ish- zyrtarët e arrestuar akuzohen për shpërdorim detyre dhe për korrupsion në ndërtim e rrugës Tiranë-Elbasan, për një dëm ndaj shtetit, që kap shifrat e rreth 50 milionë dollarëve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy