
Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj një ditë më parë ka qenë për rreth 9 orë para oficerëve të policisë gjyqësore të Prokurorisë së Posaçme, SPAK.
Në një lidhje për MCN Live, gazetari Arsen Rusta raporton se ish-ministri ka qenë për herë të dytë më shumë se 9 orë para SPAK, lidhur me hetimin për koncensionin e sterilizimit.
Beqaj është paraqitur me dy avokatët e tij, ku herën e parë kishte laptopin e tij, ndërkohë që Prokuroria po ekzaminon laptopin në të cilin dhe vetë Beqaj pranon se ka materiale nga koncensioni i sterilizimit.
Ai ka kërkuar që hetimet duhet të shtrihen, por nuk dihet nëse kjo është kërkesë e Beqaj, apo e avokatëve dhe strategji e mbrojtjes.
Ndërkohë Prokuroria nuk mund të udhëzohet nga një person nën hetim.
Kërkohet që hetimet të nisin nga viti 2011 kur Beqaj nuk ishte ministër dhe as PS në qeveri, por ishte PD.
Ndërkohë në 2013, Beqaj ka vijuar me koncensionin e sterilizimit.
Ka përplasje mes PD-PS, pasi PD thotë se e kishin bërë gati sterilizimin dhe duhet të ishte shërbim publik, por se mazhoranca me Beqaj e kaluan në koncension privat.
Pritet që të thirret dhe Ilir Rrjepaj. Me ardhjen e mazhorancës, në përmendjen e viteve ndoshta Beqaj përfshin edhe Manastirliun, por nuk dihet nëse do të hetohet ose jo veprimtaria e saj.
Nga hetimet e SPAK zoti Beqaj i ka kërkuar Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, që të favorizohet kompania e italianëve e biznesmenit Ilir Rrjepaj, për të kamufluar koncensionin me italianët por në realitet ishte shok i ministrit.
Një tjetër hetim i nisur në ditët e fundit të 2023 për chek up, ku është regjistruar emri i biznesmenit Ermal Kurtulaj që zoti Beqaj ka pranuar se ka njohje me të.
Për SPAK dyshohet se këto raporte janë përdorur për të shkelur ligjin dhe për ta favorizuar bizneset e tij, teksa Beqaj drejtonte Agjencinë e Menaxhimit të Fondeve mes BE dhe qeverisë shqiptare.
Beqaj është vënë nën hetim për koncesionin e sterilizimit të mjeteve spitalore.
Ish-ministri ndodhet në masën e sigurisë detyrim për t’u paraqitur dhe ndalim për të dalë jashtë shtetit pas hetimeve të SPAK për koncesionin 100 milionë dollarë.
SPAK thotë se Beqaj ka vijuar procedurat koncensionare pa një studim të mirëfilltë për nevojat e sistemit, si dhe nuk ka shmangur konfliktin e interesit sa kohë nuk ka përjashtuar veten nga procedurat për shkak të njohjeve me biznesmenin që fitoi koncesionin.



