Zgjedhje pa fitues absolut/ Berisha: Kosova ka më shumë nevojë për lidership të ri sesa për zgjedhje të reja (VIDEO)

Zgjedhje pa fitues absolut/ Berisha: Kosova ka më shumë nevojë për lidership të ri sesa për zgjedhje të reja (VIDEO)

Qytetarët e Kosovës votuan të dielën për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale, pas balotazhit në disa komuna të vendit.
Rezultatet përfundimtare tregojnë një ndarje të balancuar të pushtetit vendor, ku Lëvizja Vetëvendosje (LVV) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) fituan nga 7 komuna, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) siguroi 6 komuna, ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ruajti drejtimin në 5 komuna.

Në një analizë për “MCN Live”, ish-deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, deklaroi se këto zgjedhje treguan qartë se Vetëvendosje dhe kryeministri Albin Kurti nuk mund të konsiderohen fitues, pavarësisht disa fitoreve në zona periferike.

Kur nga 38 komuna në Kosovë fiton vetëm 7, nuk mund të quhesh fitues. 

Ka një peshë të madhe rajonale në mënyrën si lexohen rezultatet. Një parti që nuk fiton asnjë komunë në trevën e Dukagjinit apo në Drenicë, humbet jo vetëm në aspektin politik, por edhe në atë moral e njerëzor. 

LVV ka fituar kryesisht në komuna të vogla dhe periferike, të cilat nuk përfaqësojnë shumicën e votës popullore. Në renditjen sipas votës popullore, e para del PDK-ja, e dyta LDK-ja, për shkak të fitores në Prishtinë dhe e treta vjen Vetëvendosja. 

Duke analizuar klimën politike pas zgjedhjeve, Berisha theksoi se vendi nuk ka nevojë për zgjedhje të reja, por për lidership të ri që di të reflektojë dhe të tejkalojë logjikën e pushtetit.

Reflektimi që dhanë këto zgjedhje është se Kosova ka më shumë nevojë për liderë të rinj sesa për zgjedhje të reja.

 Duhet lidership që reflekton, që mendon për vendin, jo për karriken apo pushtetin. 

Opozita duhet të zhvillojë alternativa reale politike, në mënyrë që vota e qytetarëve të mos shihet vetëm si mjet për rotacion pushteti, por si mundësi për ndërtimin e një qeverisjeje më përfaqësuese dhe më efikase.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy