
Zgjedhjet për kryetar të PD të degës në Bulqizë të cilat ishin planifikuar për t’u zhvilluar ditën e sotme, u anuluan. Kjo për shkak se nuk u gjet frymë konsensuale për procedurat e zgjedhjeve.
Komisioni i Rithemelimit ka reaguar lidhur me këtë ku shprehet se këto zgjedhje u anuluan pasi nuk u arrit një dakordësi mes kandidatëve. Në njoftim bëhet me dije se zgjedhjet në këtë degë do të zhvillohen ditën e martë, më 26 prill.
Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike njofton që zgjedhjet për Kryetar në pesë degët e PD po vijon normalisht, e pa probleme. Interesi i anëtarësisë është i madh duke krijuar shpesh herë edhe fluks në qendrat e votimit. Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike njofton që sot ishin planifikuar zgjedhjet për Kryetar të PD Dega Bulqizë.
Për shkak se nuk u gjet frymë konsensuale për procedurat e zgjedhjeve, u vendos që në këtë degë zgjedhjet të organizohen ditën e martë. Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale do njoftojë në vijim për datën e re të organizimit të zgjedhjeve në PD Dega Bulqizë.



