Sërish nën shënjestrën e sulmeve që lidhen me të kaluarën e tij presidenciale, Nicolas Sarkozy shfaqet i kërcënuar nga ndikimet e bezdisshme në mesin e garës së paraprakeve të së djathtës franceze përpara zgjedhjeve të 2017.
Tradhti nga një ish-këshilltar i tij me influencë, i një personi të afërt që drejtoi shërbimet sekrete në mandatin e tij, episode të reja në lidhje me financimin e fushatave të tij në vitin 2007 dhe 2012.
Që prej ditës së hënë, pengesat janë grumbulluar me shpejtësi të madhe.
Editorialistët francezë komentonin sot “aromën e squfurit” që ka mbështjellë ish-presidentin 61 vjeçar, duke marrë shkas nga e përditshmja konservatore ”Le Figaro” se këto disfata do të çojnë në favorizimin e konkurentëve të tjerë.
Situata është tashmë e tendosur për kandidatin në parapraket e së djathtës më 20 dhe 27 nëntor që mezi po ripozicionohet përballë rivalit të tij kryesor, Alain Juppé 71 vjeç.
Sipas sondazhit të fundit të publikuar dje, ish-kryeministri do të shënonte një fitore të bujshme në raundin e dytë me 59 për qind të votave.
Sfida e procesit zgjedhor është e madhe, duke iu referuar jopopullaritetit rekord të së majtës në pushtet prej pesë vitesh dhe mosmarrëveshjeve të brendshme, Juppé ka të gjitha shanset për t’u shpallur fitues i paraprakeve në Partinë Republikane, sipas sondazheve në raundin e dytë të presidenciales ai do jetë përballë kandidates së ekstremit të djathtë, Marine Le Pen.
