Analiza e mbetjeve të KURUM/ Ferruni: E vonuar. Qeveria ka pasur kohën e mjaftueshme për gjetjen e një laboratori me çdo kusht (VIDEO)

Analiza e mbetjeve të KURUM/ Ferruni: E vonuar. Qeveria ka pasur kohën e mjaftueshme për gjetjen e një laboratori me çdo kusht (VIDEO)

Mbetjet e rrezikshme të kompanisë KURUM, të depozituara në Porto Romano, vijojnë të mbeten “peng” pasi ende nuk janë kryer analizat kimike.

Eksperti i Mjedisit, Lavdosh Ferruni, në një komunikim për “MCN lajme”, gjykon se qeveria ende nuk ka siguruar një laborator të përshtatshëm duke rrezikuar kështu shëndetin e njerëzve.

Sipas tij, një laborator specifik për këto analiza, është lehtë të gjendet edhe në Ballkan.

Unë mendoj që koha që ka pasur në dispozicion qeveria për të çuar përpara procesin e identifikimit të mbetjeve që janë në kontejner, e që është një detyrë e pashmangshme, ajo duhet bërë me çdo kusht.

Unë mendoj që koha ka qenë e mjaftueshme për të gjetur një laborator, ato janë ndërkombëtare me shumicë për këtë çështjet dhe nuk është ndonjë procedurë shumë e vështirë, nuk është një mbetje e jashtëzakonshme, është një mbetje që i duhet origjina e saj, janë pluhura të procesit të djegies, për efekt shkrirje dhe krijimit të çelikut, është një proces normal dhe fermentimet që dalin nga aty, janë një ndotje e rrezikshme.

Laboratorë të tillë ka sa të duash madje edhe në Ballkan, që mund të bëjnë këto analiza edhe me saktësi të madhe.

Sipas Ferrunit, qeveria duhet të ketë një planë për mënyrën e akomodimit të mbetjeve që me gjasë do të jetë tentativa për eksportin e tyre.

Fakti që janë mbetje të rrezikshme dhe këto mbetje ne kontakt më njeriun dhe ekosistemin shfaqin probleme shumë serioze.

Ato janë mbetje të rrezikshme dhe nëse akomodohen mirë ato nuk krijojnë probleme për shëndetin  qytetarëve, çështja se a do të akomodohen Shqipëri apo jashtë saj, është një çështje që do duhej të zgjidhej që tani, nuk duhet të presin të dalin analizat, por ato supozohen se janë të rrezikshme dhe për mënyrën se si do te akomodohen, duhet të ketë një plan të tillë qeveria, se si do të akomodohen.

Kam përshtypjen se tentativa do të jetë për ti eksportuar dhe kjo është e mundshme, por të ekspertohen mbi bazën e një certifikimi dhe një provueshmërie nga importuesit, nga vendi importues që të jetë në gjendje ti trajtoj këto mbetje të rrezikshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy