Ne kemi qenë dëshmitarë të sulmeve të tmerrshme dhe mizore me raketa kundër qyteteve ukrainase, të cilat kanë vrarë civilë të pafajshëm, duke përfshirë fëmijë.

Kështu tha Stoltenberg gjatë takimit me Sekretarin e Mbrojtjes së SHBA Lloyd Austin .
Më tej Stoltenberg tha se në samitin e NATO-s në Uashington do të merren vendimet për të forcuar më tej mbështetjen për Kievin.
"Rusia duhet të pranojë një zgjidhje me Ukrainën si një komb sovran dhe i pavarur”, nënvizoi kreu i Aleancës së Atlantikut të Veriut.



