Macaj: Sistemi i burgjeve i mbingarkuar me punë, përballet me kërcënime (VIDEO)

Macaj: Sistemi i burgjeve i mbingarkuar me punë, përballet me kërcënime (VIDEO)

Kryetari i shoqatës së Policisë së Burgjeve, Valentin Macaj, mohon që të ketë pasur revoltë në burgun e Fierit, por se ka pasur ngjarje sporadike dhe një problem me një punonjës policie në regjimin e brendshëm.

Nga studio e MCN Live, ai tha se është  pompuar politikisht goditja e një punonjësi të rolit të mesëm i cili në orët në vona në darkë po shkonte në banesë.

Por sipas tij, goditja nuk ka pasur lidhje me detyrën në institucion, pasi shërbimi në burgje është cikël i mbyllur dhe se në orarin e punës specialisti i policisë nuk është dhunuar.

Nga ana tjetër Macaj ngre si shqetësim mbingarkesën me punë ne sistemin e burgjeve dhe përballjen e vazhdueshme me kërcënimet.

Jemi informuar për ngjarjen, ka ndodhur në hyrje të godinës së banimit, i cili është i punuare si specialist policie i rolit të mesëm në burgun e Fierit, nuk është shef sigurie dhe as shef edukimi.

Rastin po e ndjekim me interes të  veçantë, por pa mbaruar hetimet. Nuk është për shkak të detyrës, por për çështje të tjera se personi që e ka goditur ka qenë i maskuar, po këqyrjen pamjet filmike.

Ka ngjarje sporadike dhe reagime momenti. Të ndaluarit janë gjithmonë shkaku se nuk duan të zbatojnë rregulloren dhe punonjësi i policisë është gjithmonë përballë trysnisë së të burgosurve.

Plus që kemi të bëjmë me elementë të rrezikshëm se burgu u Fierit është burg i sigurisë së lartë.

Një i paraburgosur ka tentuar të godasë punonjësin e policisë, por është ndërhyrë dhe është izoluar personi.

Sistemi i burgjeve është gjithmonë në mbingarkesë pune dhe përballje me kërcënimet, por kanë ditur si t’ia dalin.

Reagimi i institucioneve gjithmonë ka qenë korrekt. Ligjin e bën shteti dhe policia, jo i burgosuri.

Të punosh në polici sot të gjithë janë të rrezikuar nga krimi.

Punonjësit e policisë së burgjeve janë heronj dhe më në fund shteti është bindur se duhen trajtuar me vëmendje të veçantë.

Tre vitet e fundit është dëgjuar zëri ynë i sindikatës dhe se më parë nuk dëgjohej.

Është përmirësuar paga, uniformat, transporti. Paga neto që e fut në xhep më e ulët, është 65 mijë lekë të reja.

Por sipas gradave ka një rritje specifike pagash që më në fund do barazohet me Policinë e Shtetit, të cilët nuk e kanë kurrsesi ngarkesën e policëve të burgjeve.

Është parashikuar në ndryshimet e ligjit vakti ushqimor dhe sigurimi i banesës.

Pjesa që përballen me kërcënim janë me gradën inspektor, kryeinspektor me pagë nga 80 mijë lekë deri në 120 mijë lekë të reja.

Është parashikuar në VKM-në e re, ku do të ketë një numër deri në 50 punonjës të pastrehë në policinë e burgjeve, ku përparësi do të kenë gratë kryefamiljare, që rritin jetimë, apo janë të divorcuara, për kredi të buta.

Tre vite ka që merr pagën e trembëdhjetë policia e burgjeve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy