Ligjvënësit iranianë brohorasin “vdekje Amerikës” në parlament (VIDEO)

Ligjvënësit iranianë brohorasin “vdekje Amerikës” në parlament (VIDEO)

Këshilltari ushtarak i Udhëheqësit Suprem të Iranit tha se reagimi i vendit ndaj vrasjes nga ana e Shteteve të Bashkuara të Amerikës të një prej komandantëve më të rëndësishëm të tij me siguri do të ketë një përgjigje ushtarake. Deputët u ngritën nga vendet e tyre dhe u grumbulluan me grushtin lart duke thirrur njëzëri: “Vdekje Amerikës”.

Në një intervistë ekskluzive me Frederik Pleitgen të CNN-it në Teheran, Hossein Dehghan, këshilltari ushtarak i Udhëheqësit Suprem Ayatollah Khamenei, tha: "Përgjigja me siguri do të jetë ushtarake dhe kundër bazave ushtarake. Do të ketë hakmarrje, edhe pse Irani nuk dëshiron të kertë një luftë me SHBA-në. Është Amerika ajo që nisi luftën, prandaj ajo duhet të presë reagimet përkatëse për veprimet e saj". Ndërkohë që qeveria amerikane ka reaguar duke thënë se nëse Irani godet atëherë amerikane. Nga ana e tij edhe Donald Trump ka postuar në Twitter, gjithashtu se janë shënjestruar 52 baza ushtarake iraniane në rast se Irani reagon ushtarakisht.  /CNN/ 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy