Muzhaqi në OKB: Parandalimi i krimit tek të rinjtë fillon me edukimin e hershëm

Muzhaqi në OKB: Parandalimi i krimit tek të rinjtë fillon me edukimin e hershëm

Ministrja e  Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi, tha pasditen e sotme në Organizatën e Kombeve të Bashkuara në New York se ne u detyrohemi fëmijëve dhe të rinjve tanë t’u sigurojmë paqen dhe të mbajmë përgjegjës fajtorët e krimeve kundër të pafajshmëve. Muzhaqi ka sjellë në vëmendje aktet mizore që po ndodhin në luftën e Rusisë ndaj popullit ukrainas dhe solli vëmendjen te reforma në drejtësinë penale.

Për të garantuar që burgimi të jetë masa e fundit e detyrueshme kur bëhet fjalë për krimet e të miturve dhe për të shkurtuar periudhën e dënimit me burgim, kemi ndryshuar Kodin e Drejtësisë për të Miturit.

Sipas ministres, parimet dhe vlerat morale të mësuara në familje dhe komunitet iu mundësojnë të rinjve të përfshihen dhe të kontribuojnë në vendimmarrje.

Ministrja tha gjatë takimit të zhvilluar pasditen e sotme se me mbështetjen e OKB-së në Shqipëri, është strukturuar një metodologji e politikëbërjes për të rinjtë, ku ata vetë identifikojnë sfidat dhe sugjerojnë zgjidhje. Kjo nëpërmjet Strategjisë Kombëtare të Rinisë, duke rritur gjithëpërfshirjen e të rinjve në konceptimin, hartimin, zbatimin dhe monitorimin e politikave rinore, me një qasje shumësektoriale.

Kjo strategji pasqyron nevojat e të rinjve tanë dhe përmes përfshirjes së tyre, ne kemi hartuar masa për të ofruar hapësira dhe shërbime sociale për të rinjtë, si dhe programe për barazinë gjinore. Duke ofruar aktivitete që i largojnë të rinjtë nga rruga e krimit, modele që frymëzojnë të rinjtë përmes mentorimit e zhvillimit të aftësive, si dhe këshillimin në shkolla.

 

Për ministren parandalimi i krimit te të rinjtë fillon me edukimin e hershëm.

Ne po përgatisim një program të zgjeruar aktivitetesh jashtëshkollore, i cili do të garantojë që koha pas shkollës të shpenzohet në rritjen e mirëqenies dhe promovimin e një stili jetese të shëndetshme të aktiviteteve produktive, duke filluar nga mësimi i kurseve teknologjike, te kopshtaria, artet, zejet mjedisi dhe sporti.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy